Flash

Basha e Bardhi përplasen për PD-në/ Ke marrë 2 kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë

Lapsi.al 5 October 2023
Basha e Bardhi përplasen për PD-në/ Ke marrë 2 kate në

Seanca e sotme plenare nisi me debate brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përplasën në Parlament duke bërë akuza në adresë të njëri-tjetrit.

Luzlim Basha ka kërkuar në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar.

Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend Lulzim Bashës, duke i thënë se është pjesë e aleancës së kullës.

Bardhi u shpreh se Basha duhet të japë llogari për katet që ka marrë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Kësaj akuze, Basha nuk iu përgjigj.

"U emocionava nga fjalimi. Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar. Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban,” tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI