Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Kourtney kundër raportit të Disick me familjen e saj

Lapsi.al 5 October 2023
Kourtney kundër raportit të Disick me familjen e saj

Kourtney Kardashian thuhet se i ka kërkuar pjesës tjetër të klanit Kardashian-Jenner që të pushojnë së kaluari kohë me ish-bashkëshortin e saj, Scott Disick, siç zbulohet nga burime pranë familjes.

Një mikeshë e ngushtë e saj  tregoi për mediat se tani, me pritjen e fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj të ri, Travis Barker, Kourtney i ka kërkuar familjes së saj të distancohet nga Scott.

"Tani që ajo po krijon një familje me Travisin, nuk ka më vend për Scott", tha një burim i afërt me Kourtney. Që nga fillimi i një romance me Barker dhe tani si burrë e grua, Kourtney, , me sa duket e ka kuptuar se marrëdhënia e saj me Disick ishte larg idealit.

“Ajo nuk e dinte se çfarë i mungonte derisa u bashkua me Travisin dhe nuk mund ta besoj se e duroi atë për kaq gjatë”, shtoi mikja për portalin Star.

Aktualisht, lidhja e vetme mes ish-çiftit sillet rreth fëmijëve të tyre, Mason, Penelope dhe Reign. "Ata duhet të vazhdojnë dhe të shohin njëri-tjetrin kur marrin fëmijët ose i lënë ata. Kjo është gjithçka që ajo dëshiron."

Pavarësisht kërkesës së Kourtney, familja, veçanërisht motra e saj më e vogël, Khloé Kardashian, e ka të vështirë të ndërpresë lidhjet me Disick, me të cilin thuhet se është shumë e afërt. Pjesa tjetër e familjes ruan ende kontaktet me Scott, kryesisht për shkak të përfshirjes së tij në reality show-n The Kardashians, që transmetohet në Hulu./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përse Kina censuroi foton e dy sportisteve?

Kina ka censuruar një fotografi të dy sportisteve kinezë teksa shihen të përqafuara pas një gare. Kjo pasi numri i pengesave gjatë vrapit përbënte një referencë...

12:45

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI