Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Michael Jordan, në mesin e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë

Lapsi.al 5 October 2023
Michael Jordan, në mesin e 400 njerëzve më të pasur në

Legjenda e NBA-së, Michael Jordan ka patur një arritje të re financiare pasi shiti aksionet e tij në Charlotte Hornets këtë vit.

Këtë javë, Forbes njoftoi se pasuria neto e ish-atletit  është rritur në 3 miliardë dollarë, duke e renditur atë në mesin e 400 njerëzve më të pasur në Amerikë. Jordan është atleti i parë që hyn në listë, duke iu bashkuar  Mark Zuckerberg dhe pronarit të LA Clippers, Steve Ballmer.

Sipas Forbes, të ardhurat e tij nga NBA arritën afërsisht 94 milionë dollarë dhe rreth 2.4 miliardë dollarë vijnë nga marka si McDonalds, Nike, Hanes dhe Gatorade.

Fitimet më të mëdha të fundit erdhën pas përfundimit të shitjes së Charlotte Hornets, e cila u zyrtarizua në gusht për rreth 3 miliardë dollarë.

Pas shitjes sai shkroi një letër emocionuese për tifozët e basketbollit Charlotte. Jordan shpjegoi se "dashuria e tij për basketbollin dhe NBA mbetet e fortë", por ai në fund mendoi se kjo ishte "koha e duhur" për të përqafuar një rol të ri në organizatën Hornets.

"Tani është koha e duhur që unë të dorëzoj frenat dhe të fokusohem në familjen time, interesat e mia personale dhe disa sfida të reja. Jam i emocionuar të shoh se çfarë do të presë e ardhmja dhe mezi pres të mbështes ekipin dhe komunitetin në rolin tim të ri për shumë vite në vazhdim”./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Përse Kina censuroi foton e dy sportisteve?

Kina ka censuruar një fotografi të dy sportisteve kinezë teksa shihen të përqafuara pas një gare. Kjo pasi numri i pengesave gjatë vrapit përbënte një referencë...

12:45

Projekte të reja po vijnë nga Ana Kabashi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, e kaloi këtë verë me angazhime të shumta në muzikë. Dhe artistja e famshme po vazhdon të jetë po aq e ngarkuar ed...

17:14

Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023

Së fundmi janë shpallur nominimet për MTV EMA 2023. Këtë vit, Taylor Swift kryeson me shtatë nominime, duke përfshirë Artisten më të Mirë, Këngën më të Mirë ...

17:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI