Flash

Pazaret me tenderat, dënohet me burg ish-shefi i financës së burgut të Lushnjes

Lapsi.al 5 October 2023
Pazaret me tenderat, dënohet me burg ish-shefi i financës së

Ekzekutohet vendimi i GjKKO-së, për ish-shefin e Financës së burgut të Kosovës së Madhe, në Lushnje.

Në vijim të veprimeve operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë bërë ndalimin e Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Myftari u dënua me dy vite burg nga GJKKO për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi në cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, ka kryer veprime të njëanshme duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender.

Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI