Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Përse Kina censuroi foton e dy sportisteve?

Lapsi.al 5 October 2023
Përse Kina censuroi foton e dy sportisteve?

Kina ka censuruar një fotografi të dy sportisteve kinezë teksa shihen të përqafuara pas një gare. Kjo pasi numri i pengesave gjatë vrapit përbënte një referencë aksidentale për masakrën e Tiananmenit në 1989.

Në fotografi Lin Yuëei, nga pista 6, dhe ëu Yanni, në pistën 4, të përqafuara pas finales së 100 metrave me pengesa për femra në Lojërat Aziatike në Hangzhou.

Ndërsa qëndronin së bashku, ngjitësit në veshjet e tyre tregonin numrat e pistës që formuan "6 4", një çiftim i parë gjerësisht si një referencë për 4 qershor 1989.

Atë ditë tanket ushtarake kineze hynë në kryeqytetin Pekin gjatë një goditjeje të përgjakshme për të pastruar studentët që protestonin për demokraci në sheshin Tiananmen.

Pekini kontrollon fort referencat për ngjarjen, duke fshirë çdo përmendje të saj nga interneti brenda Kinës dhe duke lëvizur shpejt për të fshirë çdo referencë për të në mediat sociale, duke përfshirë edhe momentet në dukje të padëmshme kur numrat 6,4 dhe 89 shfaqen së bashku dhe janë tërësisht pa lidhje me Tiananmen.

Gara u zhvillua më 1 tetor, Ditën Kombëtare të Kinës, një rast delikat kur autoritetet janë më vigjilente ndaj çdo shenje mospajtimi që mund të shpërqendrojë nga festimet.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Projekte të reja po vijnë nga Ana Kabashi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, e kaloi këtë verë me angazhime të shumta në muzikë. Dhe artistja e famshme po vazhdon të jetë po aq e ngarkuar ed...

17:14

Lista e plotë e nominimeve MTV EMA 2023

Së fundmi janë shpallur nominimet për MTV EMA 2023. Këtë vit, Taylor Swift kryeson me shtatë nominime, duke përfshirë Artisten më të Mirë, Këngën më të Mirë ...

17:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI