Flash

Daçiç "tërbohet" në Tiranë, nuk pranon as drekën e as foton familjare për shkak të flamurit të Kosovës

Lapsi.al 6 October 2023
Daçiç "tërbohet" në Tiranë, nuk pranon as

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian u mblodhën sot në Tiranë në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit.

Ministrat u mblodhën për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Por, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç zgjodhi që të bojkotojë foton familjare, sepse pas tyre ishin flamujt, ku përfshihej dhe ai i Kosovës.

Por ky veprim nuk ishte i vetmi. Ai nuk pranoi të qëndronte as në drekën zyrtare, shtruar për nder të pjesëmarrësve.

Raportohet se ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç kanë qëndruar larg njëri tjetrit, për të shmangur kështu ndonjë konflikt të mundshëm verbal, pas ngjarjeve të fundit në veri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI