Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Klipi i Amy Winehouse arrin 1 miliard shikime në YouTube

Lapsi.al 6 October 2023
Klipi i Amy Winehouse arrin 1 miliard shikime në YouTube

Më shumë se një dekadë pas ndarjes së saj nga jeta, muzika e Amy Winehouse është ende duke arritur sukses masiv.

Këtë javë, klipi muzikor i këngëtares së ndjerë fituese të Grammy për këngën hit të vitit 2007 "Back to Black" tejkaloi një miliard shikime në YouTube.

Drejtuar nga Phil Griffin, videoklipi muzikor bardh e zi portretizon Winehouse duke marrë pjesë në një varrim, ku një gur varri lexon, "R.I.P. Zemra e Amy Winehouse", megjithëse imazhet u hoqën pas vdeekjes së saj në vitin 2011 nga helmimi me alk00l në moshën 27-vjeçare.

"Back to Black" u shkrua nga Mark Ronson dhe Winehouse, e frymëzuar nga marrëdhënia e saj e trazuar me ish-bashkëshortin Blake Fielder-Civil.

E lëshuar në albumin e saj të vitit 2007 me të njëjtin emër, "Back to Black" fillimisht arriti në vendin e 25-të në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar atë vit përpara se të arrinte në vendin e 8-të pas vdeekjes së Winehouse. Që atëherë, është bërë një nga hitet e saj të njohura dhe ka patur shumë versione të këngës, duke përfshirë një nga Beyoncé dhe André 3000 për filmin e vitit 2013 The Great Gatsby.

Vitin e kaluar, Ronson foli për përvojën e tij në bashkë-shkrimin dhe prodhimin e këngës me Winehouse dhe ndau vokale të padëgjuara më parë nga këngëtarja në një video të TikTok.

"Përshëndetje, unë jam Mark Ronson. Për ata  që mund të mos më njihni, unë shkrova këngën "Back to Black" me Amy Winehouse rreth 15 vjet më parë në këtë piano, pikërisht këtu," tha muzikanti në klip, duke u treguar fansave pianon e madhe ku ka punuar me Winehouse./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Jason Derulo akuzohet për ngacmim se*sual

Një këngëtare aspirante ka ngritur një padi për ngacmim se*sual kundër Jason Derulo, në të cilën ajo pretendon se këngëtari i R&B i ka nënshkruar asaj një m...

14:15

Latin Music Awards/ Lista e plotë e fituesve

Peso Pluma kishte plot 21 nominime në 'Billboard Latin Music Awards 2023', më së shumti nga çdo artist tjetër këtë vit. Por ai nuk është i vetmi që u nderua në ...

09:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI