Flash

"Kosova është Shqipëri", klubi grek reagon me neveri: Do t'i gjejmë përgjegjësit!

Lapsi.al 6 October 2023
"Kosova është Shqipëri", klubi grek reagon me neveri:

Klubi grek i AEK-ut ka reaguar pas shfaqjes në stadium të banderolës me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” gjatë ndeshjes kundër AJAX mbrëmjen e shkuar në Athinë. Përmes një deklarate, klubi grek dënon këtë akt dhe thotë se s’ka të bëjë fare me origjinën historike dhe me atë që përfaqëson AEK. Më tej thuhet se ka nisur një proces hetimi për të gjetur përgjegjësitë. Më poshtë pjesë nga deklarata e AEK.

AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës. Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë kështu. Tashmë po nisim aksionet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental – e përsërisim – që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër. Do t'i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t'u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI