Flash

Albin Kurti: Radoiçiç është “Prigozhini i vogël”, të ekstradohet në Kosovë

Lapsi.al 7 October 2023
Albin Kurti: Radoiçiç është “Prigozhini i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për median britanike SkyNews, shprehet i bindur se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nuk ka ndodhur pa dijeninë e presidentit serb. Kurti ka thënë se duke e njohur qëllimin e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, është mirë që vendi të përgatitet për tentativa të tilla si në Banjskë.

Sa i përket lidhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç me Milan Radoiçiçin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, Kurti e ka krahasuar me atë të presidentit rus me ish-shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

“Milan Radoiçiç, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiqi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën të quajtur Milan Radoiçiç. Ai e pranoi se ai e organizoi këtë sulm terrorist”, ka thënë ai në intervistën në SkyNews.

Kreu i qeverisë së Kosovës më tej tha se ajo çfarë kërkon Kosova është që Radoiçiç të sillet në Kosovë për t’i bërë gjyqin, dhe thotë se për një gjë të tillë Kosova kërkon edhe përkrahjen e aleatëve.

“Kjo është çfarë kërkojmë, dhe kjo është në atë çfarë partnerët duhet të na ndihmojnë të arrijmë. Presioni ndërkombëtar bëri që Serbia ta arrestojë. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Të këshilluara

Tullumbacet me azot, 3 të arrestuar në Fier

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pas konsumimit të një tullumbaceje me azot në Fier. Dyshohet se ai e kishte blerë tullumbacen me lëndën e dëmshme në n...

11:16

Si do të jetë moti për fundjavën

E shtuna do të jetë nën ndikimin e masava ajror tëqëndrueshme. Në orët e para të ditës do të mbizotërojë dielli në të gjithë territorin. Vranësira të pakëta kal...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI