Flash

Biden bisedon me kryeministrin izraelit, i garanton mbështetje

Lapsi.al 7 October 2023
Biden bisedon me kryeministrin izraelit, i garanton mbështetje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden e dënoi “sulmin e tmerrshëm kundër Izraelit nga terroristët e Hamasit”, ndërsa njoftoi se kishte biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden i tha udhëheqësit izraelit se “ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë qeverisë dhe popullit izraelit të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes”.

Presidenti Biden thotë se shteti hebre “ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan çdo palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon përfitime në këtë situatë. Presidenti theksoi gjithashtu se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.

Departamenti Amerikan i Shtetit i dënoi sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit duke thënë se asnjëherë nuk ka justifikime për terrorizmin. Departamenti i Shtetit tha se vazhdon të jetë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët izraelitë dhe se Shtetet e Bashkuara mbështesnin të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kishte planifikuar një vizitë në Lindjen e Mesme me ndalesa në Izrael dhe Arabi Saudite, më vonë gjatë këtij muaji, por këto plane jane pezulluar për momentin, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press disa zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti./ VOA

Të këshilluara

Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen

Sulmi i fundit nga një njësi paramilitare serbe në Kosovë ndaj policëve shqiptarë është shembulli i fundit në një zinxhir aktesh të dhunshme në vitet e fundit q...

08:14

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI