Flash

Bombardimet në Izrael, reagon MEPJ: Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga këto sulme

Lapsi.al 7 October 2023
Bombardimet në Izrael, reagon MEPJ: Deri më tani nuk ka asnjë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.

Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani dënon ashpër sulmin nga Hamasi në Izrael.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan ai në platformën X.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për fundjavën

E shtuna do të jetë nën ndikimin e masava ajror tëqëndrueshme. Në orët e para të ditës do të mbizotërojë dielli në të gjithë territorin. Vranësira të pakëta kal...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI