Flash

Video/ Hasani i çon në "Purgator" në shtesë: Vllaznia shembet, Ahmataj debuton me fitore te Tirana

Lapsi.al 7 October 2023
Video/ Hasani i çon në "Purgator" në shtesë:

Julian Ahmataj priste një reagim nga skuadra dhe ajo erdhi. Me vështirësi sigurisht se nuk ishte një ndeshje e lehtë, por Tirana mundi 0-1 Vllazninë në “Klasiken” e futbollit shqiptar. Në Kukës, pas dy humbjesh radhazi, bardheblutë u kthyen te fitorja. Vendosi Hasani, që shënoi golin vendimtar në sekondën e fundit të takimit.

Pas largimit të Orges Shehit me vendin e klubit, që e pezulloi teknikun, lojtarët u përgjigjën në fushë. Një ndeshje e komplikuar se Vllaznia ishte gjithashtu në kërkim të pikëve. Tirana e debutuesit Julian Ahmataj, në aventurën e dytë në bardheblu, e dominoi pothuajse të gjithë pjesën e parë. Abdullahu, që merr vendin e Ilion Likës (zyrtarisht me kërkesë të 43 vjeçarit), pati një pjesë të parë të qetë. Mehidri, në anën tjetër, u detyrua të bënte ndërhyrje shpëtimtare, për të ndaluar nënkampionët të shënonin në rastet që Latifi e Hasani patën.

Lexo më tej: "Humbja nga individë, grupi do t'i nxjerrë jashtë". Memelli i tërbuar, Ahmataj presion Halilit: "Më jep Tiranën"

Situatë e ngjashme edhe në pjesën e dytë. Deliu e Latifi shpenzuan një mundësi ideale në të 66', ndërsa Smajli (71') provoi i pari reflekset e portierit Abdullahu. U duk momenti i duhur për të tentuar të vendosnin Tiranën në vështirësi, por kartoni i dytë i verdhë për Smajlin në të 82' komplikoi gjithcka. E në këtë pikë, në minutën e fundit të shtesës Hasani zgjidhi ndeshjen, duke i dhënë fitoren në debutim teknikut Ahmataj. Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 9 pikë, në javën e tretë pa fitore. Tirana ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë e ka një ndeshje për të rikuperuar.

[video width="680" height="380" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/Hasani-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI