Flash

Elon Musk padit Grimes

Lapsi.al 8 October 2023
Elon Musk padit Grimes

Elon Musk ndërmori veprime ligjore kundër ish-it të tij Grimes për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre përpara se ajo të vendoste të padiste manjatin e teknologjisë.

Muajin e kaluar, CEO i Tesla, paraqiti një peticion në Teksas, në të cilin ai kërkon të bëhet prind ligjor i djemve X Æ A-Xii, dhe Tau Techno Mechanicus dhe vajzës Exa Dark Sideræl.

Musk shton se po kërkon të krijojë një marrëveshje me shkrim me këngëtaren kanadeze në lidhje me ruajtjen, posedimin dhe aksesin e tre fëmijëve të tyre.

Megjithatë, ai thekson se nëse ata nuk janë në gjendje të arrijnë një zgjidhje, ai dëshiron që gjykata e Teksasit të lëshojë një urdhër, por dëshiron që ata të shkojnë në ndërmjetësim përpara se të bien dakord për një gjyq. Miliarderi thotë gjithashtu, sipas dokumenteve të gjykatës, se ai e ngriti këtë padi për të vendosur "marrëdhënien prind-fëmijë" midis tij dhe tre fëmijëve  me Grimes.

 

Ish-ët filluan të takoheshin në vitin 2018 pasi Elon  zbuloi përmes Twitter se ata kishin një sens humori të ngjashëm. Ish çifi më pas u ndanë në mars 2022, pak pasi mirëpritën Exa përmes një surrogate.

“Unë dhe E jemi ndarë *përsëri* që nga shkrimi i këtij artikulli haha, por ai është miku im më i mirë dhe dashuria e jetës sime”, shkroi muzikantja në Twitter në atë kohë./Lapsi.al

Të këshilluara

Julia Fox: Kanye më ktheu kundër Kim

Julia Fox tha se ish-i i saj Kanye West e ktheu kundër Kim Kardashiam gjatë marrëdhënies së tyre. "Unë me të vërtetë mendoja se po e ndihmoja pas divorcit me...

14:08

Anulohet koncerti i Bruno Mars në Izrael

Koncerti i Bruno Mars në Izrael u anulua të shtunën, pikërisht kur kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi është në luftë. “Të dashur, koncerti i B...

13:15

Drake ndihmon fansin në nevojë

Drake e ndërpreu koncertin e tij për t'i  mbuluar shpenzimet mjekësore të një fanseje, e cila zbuloi se kishte sklerozë të shumëfishtë. "Unë do të paguaj gji...

13:00

Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper. Një romancë e re ‘në ajër’? Modelja e njohur Gigi Hadid 28 vjeç dhe aktori Bradley Cooper 48 vjeç, shijuan një darkë su...

09:51

Drake bën pauzë nga muzika

Drake njoftoi se po bën një pushim nga muzika për t'u fokusuar në shëndetin e tij. "Unë ndoshta do të bëj  pak pauzë nga muzika," shpjegoi reperi i "God's Pl...

17:47

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI