Flash

Emrat/ Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8 të arrestuar dhe 20 në hetim

Lapsi.al 8 October 2023
Emrat/ Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8

Rreth 106 tifozë të ekipeve "KF Tirana" dhe "KF Vllaznia" janë shoqëruar në komisariat, pasi në përfundim të sfidës janë përleshur me njëri-tjetrin në Rrugën e Kombit.

Gjithsej janë arrestuar 8 tifozë, ndërsa nën hetim janë vënë 20 të tjerë.

Kështu, në pranga kanë përfunduar: Klejvi Xeka, 20 vjeç, Klejdi Zyka, 18 vjeç, Renato Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Asllani, 18 vjeç, Klodian Dumi, 38 vjeç, Rakip Lala, 18 vjeç, Fabjon Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shehi, 20 vjeç.

"U konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit, dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin, shoqërohen në ambientet e Policisë, 106 tifozë të ekipeve të futbollit "KF Tirana" dhe "KF Vllaznia". Prej tyre, vihen në pranga 8 tifozë dhe procedohen penalisht 20 të tjerë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ato të komisariateve në varësi të saj, sapo janë njoftuar se në Rrugën e Kombit, tifozët e 2 skuadrave të futbollit në vendin tonë, po konfliktoheshin fizikisht, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të 106 tifozëve (nga të dyja ekipet) të përfshirë në konflikt.

Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet. Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkaterrimi i pronës", të kryera në bashkëpunim"- thuhet ne njoftim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI