Flash

Olivia Wilde kundër romancës së re të Taylor Swift

Lapsi.al 8 October 2023
Olivia Wilde kundër romancës së re të Taylor Swift

Oliva Wilde duket se është kundër romancës së re të Taylor Swift me Travis Kelce.

Regjisorja e "Don't Worry Darling", shkroi në Instagram Story për të ndarë një pamje të një postimi në Twitter ku shkruhej: "Do të doja që Taylor Swift të ishte dashuruar me një shkencëtar".

Pas thashethemeve për një romancë mes të dyve dhe paraqitjes së këngëtares në ndeshjen e Kansas City Chiefs, shitjet e fanellave të Kelce janë rritur gati 400%.

Swift u fotografua për herë të fundit duke parë Chiefs të përballen me New York Jets më 1 tetor në MetLife Stadium, së bashku me miqtë e saj të famshëm: Blake Lively, Ryan Reynolds, Hugh Jackman dhe Sophie Turner.

Dhe ndërsa disa fansa ishin të lumtur për fitoren e ekipit, të tjerë u fokusuan tek muzikantja e cila flirtonte me atletin nga larg. Kelce, nga ana e tij ka folur për marrëdhënien me 12 herë fituesen  e Grammy.

Ai zbuloi gjatë episodit të së martës të podcast-it "Chasin' It" se nuk e kishte idenë se do të kthehej në një rrëmujë të tillë. “Por nuk mund të zemërohem me mënyrën se si është paraqitur e gjithë situata”, i tha ai bashkë-prezantuesit Trey Wingo.

Ndërsa këngëtarja e "Back to December" nuk ka folur për marrëdhënien, lidhja e tyre duket se është serioze pasi një burim i brendshëm pohoi se ylli i NFL është "plotësisht i dashuruar me të"./Lapsi.al

Të këshilluara

Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Kapet mat Gigi Hadid dhe Bradley Cooper. Një romancë e re ‘në ajër’? Modelja e njohur Gigi Hadid 28 vjeç dhe aktori Bradley Cooper 48 vjeç, shijuan një darkë su...

09:51

Drake bën pauzë nga muzika

Drake njoftoi se po bën një pushim nga muzika për t'u fokusuar në shëndetin e tij. "Unë ndoshta do të bëj  pak pauzë nga muzika," shpjegoi reperi i "God's Pl...

17:47

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI