Flash

Tensionet në lindje të mesme/ Një polic në Egjipt vret dy turistë izraelitë

Lapsi.al 8 October 2023
Tensionet në lindje të mesme/ Një polic në Egjipt vret dy

Një polic i Egjiptit hapi zjarr ndaj turistëve izraelitë në qytetin Aleksandria në Mesdhe, duke vrarë të paktën dy shtetas izraelitë dhe një të Egjiptit, bënë të ditur autoritetet e të dyja shteteve.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha përmes një deklarate se në sulm është plagosur edhe një person, duke mos dhënë më shumë detaje.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se personi i plagosur është izraelit, i cili ka lëndime jo serioze. Kjo ministri tha se autoritetet izraelite po punojnë me Qeverinë e Egjiptit që izraelitët të kthehen në shtëpi.

Televizioni Extra News, që ka lidhje të ngushta me agjencitë e sigurisë së Egjiptit, raportoi se i dyshuari është arrestuar.

Sulmi në Egjipt vjen në kohën kur Izraeli po lufton për të dytën ditë me radhë me militantët palestinezë të Hamasit, pasi ata nisën një sulm ndaj Izraelit.

Egjipti është shteti i parë arab që ka arritur paqe me Izraelin në vitet ’70 dhe për një kohë të gjatë ka shërbyer si lehtësues në konfliktin izraelito-palestinez. Por, në këtë shtet ka sentiment të lartë kundër Izraelit, veçmas gjatë shpërthimit të dhunës me Izraelit dhe palestinezëve.

Të këshilluara

Ballkani Perëndimor, rreziqet për paqen

Sulmi i fundit nga një njësi paramilitare serbe në Kosovë ndaj policëve shqiptarë është shembulli i fundit në një zinxhir aktesh të dhunshme në vitet e fundit q...

08:14

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI