Flash

Arrestohen dy të rinj në Divjakë, përgjegjës për disa grabitje

Lapsi.al 9 October 2023
Arrestohen dy të rinj në Divjakë, përgjegjës për

Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët akuzohen për vjedhje në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte, Divjakë.Sipas policisë A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.

Deklarata e Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera gjatë 2 javëve të fundit, në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte, Divjakë.

I vodhën me dhunë, një shtetaseje të moshuar, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara.Sekuestrohen bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura nga këta shtetas.

Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 81-vjeçareje, se 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, në fshatin Shën e Premte, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në Velipojë

Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Viktima kishte dalë ditën e djeshme me shokët për peshkim, ndërkohë ...

09:09

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI