Flash

"Izraeli"/ Borrell thërret me urgjencë mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së

Lapsi.al 9 October 2023
"Izraeli"/ Borrell thërret me urgjencë mbledhjen e

Josep Borrell përfaqësuesi i Lartë i BE-së, ka thirrur një takim urgjent me 27 ministrat të jashtëm të bllokut. Mbledhja është thirrur për ngjarjet e ndodhura në Izrael dhe për qëndrimet që blloku do të mbaj lidhur me situatën e ndodhur. Borrell ka theksuar në rrjetin X se do të flasin për situatën në Izrael dhe në rajon. Mbi 700 është numri i viktimave në Izrael, përfshirë këtu 260 njerëz që u vranë mbrëmjen e kaluar të cilët merrnin pjesë në një festival muzikor.

“Unë do të mbaj nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të folur për situatën në Izrael dhe në rajon”, tha Borrell në një mesazh të postuar në X.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 493 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, përfshirë 81 fëmijë dhe 61 gra. 2751 palestinezë kanë mbetur të plagosur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI