Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

U raportua se e zuri poshtë ashensori, policia zbulon të vërtetën për vdekjen e punëtorit në Tiranë

Lapsi.al 9 October 2023
U raportua se e zuri poshtë ashensori, policia zbulon të

Policia në Tiranë ka zbardhur detaje për vdekjen e punëtorit 58-vjeçar ditën e djeshme në një pallat në ndërtim në zonën e ish-fushës së Aviacionit.

Ndonëse fillimisht u raportua se ishte zënë poshtë nga ashensori që përdorej nga punëtorët, i cili ishte shkëputur nga kati i parë në minus 1, policia deklaron sot zyrtarisht se dyshohet se 58-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ndërkohë ka arrestuar përgjegjësin e punimeve në pallatin ku ndodhi ngjarja.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi zyrtarisht policia.

Të këshilluara

FOTO/ Një transgjinore fiton Miss Portugalia

Një grua transgjinore ka fituar për herë të parë konkursin e bukurisë Miss Portugalia. Ajo do të konkurrojë me një grua tjetër transgjinore për titullin Miss Un...

23:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI