Flash

Bëri ndërhyrjen vrastare, habit Gjykatësi Sportiv: Maignan skualifikohet vetëm një ndeshje

Lapsi.al 10 October 2023
Bëri ndërhyrjen vrastare, habit Gjykatësi Sportiv: Maignan

Gjykatësi Sportiv i Serie A pezulloi për një ndeshje portierin e Milan, Mike Maignan. Francezi u përjashtua nga fusha në kohën shtesë të ndeshjes në Marassi ndaj Genoa, për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ekuban. "Për përgjegjësi në një faull të rëndë", sipas motivacionit, francezi do të humbasë ndeshjen në San Siro kundër Juventus. Ndeshja e madhe është planifikuar për të dielën në datën 20, në 20:45, kur kampionati rifillon pas pushimit ndërkombëtar. Për ndeshjen ndaj bardhezinjve, Stefano Pioli duhet të bëjë edhe pa Theo Hernandez, i skualifikuar për shumë kartonësh të verdhë.

Dënim me një ndeshje edhe për portierin e Genoas, Martinez, i përjashtuar për një karton të verdhë të dyfishtë. Motivacioni "për sjellje të papranueshme në fushë dhe për sjellje të gabuar ndaj një kundërshtari" vlen për Gjykatësin sportiv njësoj si ndërhyrja vrastare me të cilën Maignan shtriu përtokë ish-sulmuesin e Partizanit Ekuban. Një javë skualifikim edhe për trajnerin e Lazio, Maurizio Sarri (me gjobë prej 10,000 euro). Tekniku bardhekaltër në minutën e 40' të pjesës së dytë, "duke u larguar nga zona teknike, protestoi kundër vendimit të arbitrit duke iu drejtuar me një shprehje mosrespektuese”.

Lexo më tej: Presidenti i Genoa, Zangrillo, akuza për golin e Pulisic: “Jetojmë në një botë ku fiton gjithmonë Goliathi”

GJOBAT PËR KLUBET

Asnjë sanksion, ndërkohë, për portierin e Torinos, Vanja Milinkovic-Savic. Pamjet në dispozicion nuk lejuan të konstatohet nëse ai ka shqiptuar një shprehje blasfemuese gjatë derbit, hipotezë e raportuar nga prokuroria federale. Një pezullim me një ndeshje u shkaktua edhe për trajnerin e portierëve të Empolit, Vincenzo Sicignano. Ai u përjashtua me karton të kuq pasi kundërshtoi ashpër vendimin e arbitrit. Sa i përket gjobave ndaj klubeve, Genoa duhet të paguajë 7 mijë euro “për shkak se mbështetësit e tyre hodhën objekte në fushë”. E njëjta arsye pse Torino do të duhet të paguajë 5 mijë, Juventus 3 mijë dhe Lecce 1500.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI