Flash

Detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Lapsi.al 10 October 2023
Detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Gigi Hadid dhe Bradley Cooper.

Dyshja thuhet se po "argëtohen" duke u njohur me njëri-tjetrin. “Ata kanë gjëra të përbashkëta, kështu që është e mundur të shihet përparimi”, tha një burim për People të hënën. “Të dy kanë fëmijë, karrierat, orare të ngjeshura dhe e kuptojnë se si është jeta në këto rrethana. Ka një tërheqje mes tyre.”

Hadid, e cila ndan vajzën 3-vjeçare Khai me Zayn Malik dhe Cooper,i cilindan vajzën 6-vjeçare Lea de Seine me Irina Shayk, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë javën e kaluar. Dyshja u fotografuan duke shijuar një darkë në Via Carota në Manhattan, pas së cilës u larguan së bashku me të njëjtin automjet.

Më pas me sa duket u nisën nga New York City për ca kohë vetëm së bashku, pasi paparacët i panë ata duke mbërritur në qytet të shtunën me makinën e aktorit të "Silver Linings Playbook", Mercedes-Benz të mbushur me bagazhet e tyre.

Hadid dhe Malik,u ndanë në tetor 2021. Ajo ishte e lidhur së fundmi me mikun e Cooper, Leonardo DiCaprio. Ky i fundit ka vazhduar me modelen Vittoria Ceretti. Ndërkohë, Cooper dhe Shayk, u ndanë në qershor 2019. Aktori i "A Star Is Born" ishte për herë të fundit në lidhje me Huma Abedin./Lapsi.al

Të këshilluara

Katro Zizo opinionisti i ri i Përputhen

Emisioni i njohur i dashurisë ‘Për’puthen’ sigurohet që çdo puntatë të sjellë një surprizë apo dinamikë të re për publikun. Por ajo që nuk e prisnim ishte op...

10:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI