Flash

Drake reagon ndaj kritikave për miqësinë me Millie Bobby Brown

Lapsi.al 10 October 2023
Drake reagon ndaj kritikave për miqësinë me Millie Bobby Brown

Pas pesë vitesh heshtje mbi këtë temë, Drake më në fund po i përgjigjet reagimit të ashpër që pati miqësia e tij me Millie Bobby Brown. Reperi trajtoi polemikën e vitit 2018 në një nga këngët e albumit të tij të ri, For All the Dogs, i cili u publikua më 6 tetor.

My bank account is magnolia, Millie rockin', ayy / Weirdos in my comments talkin' 'bout some Millie Bobby, look," këndon ai në këngën , "Another Late Night," me Lil Yatchy.

Debati në fjalë u ngrit kur aktorja e  Stranger Things zbuloi se reperi i atëhershëm e kishte ftuar atë në koncertin e tij në Australi. "Unë jam një fanse e tij! Sinqerisht, tani  ne komunikojmë së bashku gjatë gjithë kohës ," ndau Brown,  e cila ishte 14 vjeç në atë kohë, në një intervistë të korrikut 2018 me W Magazine. "Ai më ndihmon me gjithçka. Ai është i mrekullueshëm. Ne darkuam së bashku pasi u takuam në Sydney."

Zbulimi i miqësisë së tyre bëri bujë, me Drake që u mor në pyetje për miqësi me një aktore 17 vjet më të vogël nga ai. Ndërsa ai mbeti i heshtur, Millie u ngrit për të mbrojtur miqësinë e dyshes, duke hyrë në Instagram Story në shtator të atij viti.

"Pse duhet të përfolet në media një miqësi e bukur? Njerëzit janë të çuditshëm... me të vërtetë," shkroi ajo. "Jam me fat që kam njerëz në biznes që më dedikojnë  kohën e tyre për të më ndihmuar në karrierën time. Jam shumë e bekuar që kam njerëz të mrekullueshëm në jetën time."

Brown nuk është i vetmi personazh i famshëm që Drake i referohet në album. Sipas fansave kënga "Fear of Heights"  është një diss për Rihannan dhe për të dashurin e saj të ri, A$AP Rocky./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Katro Zizo opinionisti i ri i Përputhen

Emisioni i njohur i dashurisë ‘Për’puthen’ sigurohet që çdo puntatë të sjellë një surprizë apo dinamikë të re për publikun. Por ajo që nuk e prisnim ishte op...

10:44

Rikthehen Mean Girls

Aktoret e "Mean Girls" Lindsay Lohan, Amanda Seyfried dhe Lacey Chaber u ribashkuan të premten në Los Anxhelos për të filmuar një reklamë Pepsi të frymëzuar nga...

15:16

Bianca dhe Kanye të martuar ligjërisht

Bianca dhe Kanye të martuar ligjërisht. Kanye West u pa me unazën e martesës në gisht gjatë një dalje të tij të fundit në Itali. Kjo dalje vjen menjëherë pas...

14:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI