Flash

Hamas nxjerr pamjet e depove plot me raketa: Jemi të përgatitur për çdo skenar (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2023
Hamas nxjerr pamjet e depove plot me raketa: Jemi të përgatitur
Forcat e armatosura të Hamasit së fundmi përmes një videoje të postuar në X (ish-Twitter) kanë treguar se si duket depoja e raketave nëntokësore, po ashtu edhe pamjet e lëshimit. "Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t'u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,", kanë thënë grupi i Hamasit. Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael. Kështu tha një militant i grupit të Hamasit. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Forcat izraelite të mbrojtjes kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës . Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI