Flash

Cher reagon ndaj aludimeve për rrëmbimin e djalit të saj

Lapsi.al 11 October 2023
Cher reagon ndaj aludimeve për rrëmbimin e djalit të saj

Cher ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me djalin Elijah Blue Allman.

Muajin e kaluar, u shfaq një raport se ikona e muzikës dyshohet se punësoi katër burra për të rrëmbyer Elijah, nga një dhomë hoteli në New York City.

Lidhur me akuzat për rrëmbim, Cher i tha PEOPLE "se thashethemet nuk janë të vërteta" dhe refuzon të komentojë më tej. Por ajo konfirmon se çështja private e familjes lidhet me çështjet e varësisë së djalit të saj.

“Unë jam nënë. Kjo është puna ime - në një mënyrë apo tjetër, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Kurdoherë që mund t'i ndihmoni, thjesht e bëni sepse kështu është të jesh nënë.I do ata dhe përpiqesh të jesh aty për ta.”

Në dokumentet e gjykatës, ish bashkëshortja e King, Marieangela King pretendoi se artistja i punësoi burrat për të larguar  Elijahnga dhoma e tyre e hotelit, sepse ata po përpiqeshin të shpëtonin martesën e tyre.

King pretendoi se ata kishin kaluar "12 ditë vetëm së bashku nga 18 nëntori deri më 30 nëntor, në Nju Jork, duke punuar për martesën e tyre" në kohën e incidentit. Në dokumente, ajo gjithashtu pretendoi se "një nga katër burrat që morën Allman" i tha asaj se fituesja e  Grammy i punësoi ata./Lapsi.al

Të këshilluara

Bad Bunny shokon fansat me look-un e ri

Bad Bunny tronditi fansat kur debutoi një model të ri flokësh në një klip për albumin, duke i lënë disa të pyesin se çfarë do të thotë modeli i flokëve për muzi...

14:01

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës? Kjo është pyetja që na vjen në mendje prej mbrëmjes së djeshme. Po pyesni pse?! Atëherë ta nisim me faktin që reperi nuk...

11:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI