Flash

Përse Steve Jobs nuk i la trashëgimi fëmijëve të tij

Lapsi.al 11 October 2023
Përse Steve Jobs nuk i la trashëgimi fëmijëve të tij

Kanë kaluar 12 vite nga vdekja e Steve Jobs, themeluesit të "Apple".

Ai vuante nga kanceri i pankreasit, që nuk shërohet në të shumtën e rasteve.

Jobs ishte i martuar me Laurene dhe bashkë me të kishte tre fëmijë: Reed Paul, Eve dhe Erin Sienna. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mori pjesë nga pasuria e madhe e sipërmarrësit.

Vetëm dy persona morën pasurinë e Steve Jobs, gruaja Laurene dhe Lisa Brennan. Brennan ishte vajza e tij e parë, rezultat i një lidhjeje të mëparshme, por ai nuk e njohu për shumë vite. Për të “kompensuar” faktin që nuk e njohu, ai i la një trashëgimi të majme.

Sipas Laurene, në një intervistë me “New York Times”, trashëgimia që iu la, ka shkuar për kauza bamirëse përmes Fondacionit Waverley Street dhe Emerson Collective.

Për më tepër, një tjetër nga arsyet pse tre fëmijët e Steve Jobs nuk morën trashëgimi ishte se të tre janë profesionistë të suksesshëm në fushën e tyre dhe nuk kishin nevojë për ato para.

Të këshilluara

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës? Kjo është pyetja që na vjen në mendje prej mbrëmjes së djeshme. Po pyesni pse?! Atëherë ta nisim me faktin që reperi nuk...

11:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI