Flash

Kosova viziton "Estadi Nacional", Ishujt Faroe presin Poloninë në grupin tonë: ja ndeshjet e mbrëmjes

Lapsi.al 12 October 2023
Kosova viziton "Estadi Nacional", Ishujt Faroe presin Poloninë

Shqipëria nuk është e vetmja që luan ndeshjen e saj kualifikuese, drejt Euro 2024. Në fushë do të zbresin gjithashtu edhe 17 kombëtare të tjera, përfshirë dardanët. Kosova do të jenë të impenjuar në transfertë me Andorran, në kërkim të fitores së fitores së parë në këtë fushatë eliminatore.

Në 6 ndeshje, Kosova ka vetëm 4 barazime e 2 humbje, por ka mundësi të provojë fitoren, duke qenë se luan në letër kundër kundërshtarit më të dobët në Grupin I. Skuadra e teknikut Primoz Gliha do të përballet me Andorrën, duke nisur nga ora 20:45 në stadiumin “Estadi Nacional”. Dardanët ndodhet në vendin e 5 me 4 pikë pas 6 ndeshjeve, dy mbi Andorran e vendit të fundit. Grupi I udhëhiqet nga Zvicra me 14 pikë, e ndjekur nga Rumani me 12 e Izraeli me 11. Ndeshja e tyre me kryesuesit helvetë është shtyrë për shkak të konfliktit të armatosur ku është përfshirë Izraeli.

NDESHJET E TJERA

Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të përqendrohet edhe në ndeshjen tjetër të Grupit E, ku bën pjesë Shqipëria. Ishujt Faroe do të presin Poloninë, që ka synimin të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të shpresuar kualifikimin. Polakët kanë 6 pikë, -4 nga kuqezinjtë dhe kërkojnë të rikthehen në lojë. Duket e vështirë për vendasit të përballojnë Poloninë, që ndeshjen e fundit e ka me Çekinë. Interesante në Grupin A përballja mes Spanjës e Skocisë, por edhe ajo në Grupin D ku Kroacia pret Turqinë.

Lexo më tej: Matematika/ Si kualifikohemi? Çfarë rezultati na duhet kundër Polonisë

Euro 2024 Qualification: Group A

20:45 Cyprus - Norway

20:45 Spain - Scotland

Euro 2024 Qualification: Group D

18:00 Latvia - Armenia

20:45 Croatia - Turkiye

Euro 2024 Qualification : Group E

20:45 Albania - Czech Republic

20:45 Faroe Islands - Poland

Euro 2024 Qualification: Group I

20:45 Andorra - Kosovo

20:45 Belarus - Romania

Shtyhet/ Israel - Switzerland

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI