Flash

Rikthehet në ekran "X Factor"

Lapsi.al 12 October 2023
Rikthehet në ekran "X Factor"
Spektakli i muzikës “X Factor” rikthehet së shpejti. Kështu ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi në Instagram. Ajo së bashku me Vera Grabockën qëndrojnë edhe këtë herë prapa këtij show, përmes të cilit do të kenë mundësi shumë të rinj të shpalosin talentin e tyre. “Jemi shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme, që do të zbulojë talentet e reja në muzikë! Pas shumë vitesh mungesë në ekranet shqiptare të programeve ‘talent show, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-ët e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare,”-shkruan Alketa. Ajo vijon: “X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë). “X Factor” është muzikë, gëzim, show, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike! Kushdo që ka një ëndërr dhe do që bota ta njohë, e presim të vijë në audicionet e produksionit në shkollat e muzikës, në qytetet përkatëse. Alketa ndau dhe përvojën e saj dhe emocionet e edicionit të parë, i cili nisi në vitin 2012: “Para 10 vitesh, që të sillja edicionin e parë të “X Factor” në Shqipëri, ishte një sfidë për mua personalisht. Pas, kisha forcën e @veragrabocka, me të cilën punoj dhe kam ndarë ëndrrat e një jete prej 24 vitesh.” Moderatorja tha se përtej argëtimit, formati ka një mision: T’u japë talenteve habitatin për të shpërthyer, emocionuar dhe frymëzuar publikun.

Të këshilluara

Billy Ray Cyrus martohet me muzikanten

Billy Ray Cyrus dhe e fejuara e tij, muzikantja australiane Firerose, janë martuar një vit pas fejesës. “10/10/23 do të jetë gjithmonë dita ku shpirtrat tanë...

12:34

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2023

Çmimet BET Hip Hop 2023 kanë mbërritur! Nata më e madhe e Hip hop-it nderoi këngët dhe videot më të mira të vitit. E organizuar edhe një herë nga reperi Fat...

17:38

Bad Bunny shokon fansat me look-un e ri

Bad Bunny tronditi fansat kur debutoi një model të ri flokësh në një klip për albumin, duke i lënë disa të pyesin se çfarë do të thotë modeli i flokëve për muzi...

14:01

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI