Flash

Detaje nga romanca e Harry Styles me aktoren

Lapsi.al 13 October 2023
Detaje nga romanca e Harry Styles me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje nga romanca e Harry Styles me Taylor Russell.

Një burim i tha Us Weekly të enjten  rmes këngëtarit  "As It Was" dhe aktores kanadeze, edhe pse ata kanë qenë në lidhje për më pak se gjashtë muaj.

“Harry është kokë e këmbë i dashuruar me  Taylor dhe i pëlqen të kalojë sa më shumë kohë me të”, tha burimi i brendshëm për gazetën. “Megjithë oraret e tyre të ngjeshur, ata gjejnë kohë për njëri-tjetrin sa më shpesh që të jetë e mundur.”

Në fakt, krijuesi i hitit "Watermelon Sugar shoqëroi Russell, gjithashtu 29 vjeç, në një "numër ngjarjesh në Londër këtë javë" - duke përfshirë një festë për shfaqjen e saj, "The Effect".

“Edhe pse të dy janë të zënë me karrierën e tyre, ata mbështesin njëri-tjetrin me çdo mundësi që të kenë”, shtoi burimi. "Gjërat janë shumë serioze dhe Harry padyshim sheh një të ardhme me Taylor."

Dyshja u lidh për herë të parë në qershor pasi u panë duke dalë nga një galeri arti së bashku.

Muajin pasues, çifti konfirmoi  romancën e tyre kur Taylor mori pjesë në koncertin "Love On Tour" të Styles në Vienë, Austri.

Përpara lidhjes së tyre, Harry ishte në lidhje me Olivia Wilde për gati dy vjet para ndarjes së tyre në nëntor 2022. Ai gjithashtu ishte i lidhur së fundmi me Candice Swanepoel dhe Emily Ratajkowski, me të cilat u pa në mars.

Ndërkohë, Russell u përfol se po  takohej me Timothée Chalamet në vitin 2022 pasi ata luajtën bashkë në "Bones and All". /Lapsi.al

Të këshilluara

Rikrijohen çiftet e reja në Love Island

Hyrja e konkurrentes së re, “bombshell-it” Xhesiana ka trazuar pak ujërat në vilë. Në rikrijimin e çifteve, ajo ka zgjedhur Denisin si partnerin e saj këtë j...

11:23

Akuza ndaj Shakira-s pas videos virale

Shakira gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë një artiste që ka qenë e afërt me fansat e saj. Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI