Flash

VIDEO/ Festa e kuqezinjve pas fitores ndaj Çekisë

Lapsi.al 13 October 2023
VIDEO/ Festa e kuqezinjve pas fitores ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të madhe ndaj Çekisë në "Air Albania" dhe tashmë është me një këmbë në Kampionatin Evropian për herë të dytë. Kombëtarja shqiptare shkëlqeu dhe në fund me meritë mori një fitore të pastër. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin 3:0.

Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një video nga festa e futbollistëve pas ndeshjes, bashkë me tifozët, teksa në sfond dëgjohet kënga “Mora Fjalë”. 

Futbollistët gjithashtu kishin plisat në kokat e tyre. “3-0! Fitorja më e bukur! Faleminderit çuna!”, - shkroi faqja e FSHF-së krahas kësaj videoje.

Të këshilluara

Del formacioni i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë duel si kryesues të grupi...

19:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI