Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Bien investimet e huaja në Shqipëri, vlerësohen gati 7 herë më të ulëta se deklarimet zyrtare

Lapsi.al 16 October 2023
Bien investimet e huaja në Shqipëri, vlerësohen gati 7 herë

Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen nga Shqipëria janë shumë më të larta se të dhënat që ka përllogaritur FDI Markets (një bazë të dhënash e Financial Times që gjurmon investimet ndërkufitare brenda dhe jashtë vendeve dhe rajoneve anembanë botës).

Krahasimet e bëra nga ekspertët e Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare treguan se Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare ishin 10,9 miliardë euro për periudhën 2010-2021, ndërsa sipas data-bazës së FDI Markets 1,6 miliardë euro, ose gati 7 herë më të ulëta.

Për vendet e tjera të Rajonit rezulton e kundërta. Investimet e huaja të raportuara nga FDI Market janë shumë të më të larta se të dhënat zyrtare. Psh FDI Market raportoi se në Bosnjë dhe Hercegovinë vlera e investimeve të Huaja Direkte ishte 10,4 miliardë euro për 2010-2021, ndërsa të dhënat zyrtare nga institucionet e Bosnjës raportuan vetëm 4.4 miliardë euro për të njëjtën periudhë. Qeveria e Serbisë për të njëjtën periudhë raportoi 29,8 miliardë euro investime të huaja, ndërsa të dhënat nga FDI Market ishin 38,8 miliardë euro.

Krahasimi i të dhënave tregon se, Shqipëria raporton investime të huaja gati më shumë se 6- fishi i të dhënave nga “FDI Market”.

Branimir Jovanovic që udhëhoqi ekipin e ekspertëve për raportin “Western Balkans Labor Market Brief 2021”, ku u be krahasimi tha për Monitor se “Të dhënat FDI Market janë më të ulëta se IHD-të zyrtare, sepse jo të gjitha IHD-të në Shqipëri raportohen publikisht e Financial Times nuk i regjistron ato).

Baza e të dhënave FDi Markets është data baze që ofrohet online. Ajo jep të detajuara informacion mbi kompaninë investuese (vendase), kompaninë e saj mëmë (të huaj), vendin e origjinës së shoqërisë mëmë, vendndodhjen e investimit (rajoni dhe qyteti), data e shpalljes së investimit dhe vlera e investimit.

Më e rëndësishmja është se baza e të dhënave FDI Markets ofron informacion mbi numrin e vendeve të punës që investimi pritet të gjenerojë dhe është e vetmja bazë e të dhënave e disponueshme me këtë lloj informacioni.

Të dhënat mblidhen nga një ekip studiuesish dhe analistësh të Financial Times, në baza ditore, nga njoftime për shtyp të kompanive, artikuj, lajme dhe raporte nga agjencitë qeveritare dhe të dhëna nga organizatat promovuese.

Ekipi i studiuesve dhe analistëve verifikon dhe vërteton të dhënat për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë, duke përfshirë vërtetimin e informacionit me burime të tjera, duke kontrolluar për mospërputhjet ose gabimet, dhe eliminimin e raportimit të dyfishtë.

Por pavarësisht se është një burim unik i të dhënave për investimet e huaja, baza e të dhënave e Tregjeve të IHD-ve nuk mbështetet në informacion zyrtar, i cili çon në një sërë kufizimesh.

Zakonisht të dhënat nga FDI Market janë më të larta se të dhënat zyrtare pasi bazohen të dhënat e kompanive që zakonisht planifikojnë të investojnë më shumë se bëjnë realisht, përveç se në rastin e Shqipërisë. Numri i investimeve të huaja dhe vlera e gjetur nga analistet e Financial Times është më i ulët se raporton Shqipëria zyrtarisht.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë llogarisin si investime të huaja blerjet e pasurive të paluajtshme, që në 2022 zunë mbi 21% të totalit, apo dhe rritjen e kapitalit të bankave, që është një detyrim rregullator i tyre dhe zunë rreth 11% të totalit po në 2022.

Këto investime, mesa duket nuk “gjenden”, apo nuk përllogariten si të tilla nga analistët e FDI Market, të cilët kërkojnë për projekte konkrete të investitorëve të huaj (shënim i Monitor).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI