Flash

"Corona njeri mu*i", parrullë e ultrasve Curva Sud të Juventus në mbrojtje të Fagioli

Lapsi.al 16 October 2023
"Corona njeri mu*i", parrullë e ultrasve Curva Sud të
Tashmë Fabrizio Corona është në gojën e të gjithëve, por hetimi i tij e ka bërë gjithashtu atë të jetë armiku i të gjithëve. Lojtarët, menaxherët, gazetarët por edhe tifozët nuk e pëlqejnë 'reality show' e tij në kryerjen e një hetimi që po gjunjëzon futbollin italian. Këtu vjen edhe pozicionimi i tifozëve të Juventus, ose më saktë ultrasve të Curva Sud.

PARRULLA E CURVA SUD TË JUVENTUS

Parrulla e sektorit Curva Sud të Juventus është shfaqur në një mbikalim, me fjalinë e mëposhtme: "Më mirë Fagioli dhe ludopatia e tij se sa një mosmirënjohës që bën spiunin... Corona, njeri mu*i!". Pozicionim i ashpër i mbajtur nga tifozët e Juventus, të cilët donin të shprehnin përbuzjen ndaj 'mbretit' të paparacëve. Një parrullë që njëkohësisht tregon afërsinë e tyre me mesfushorin bardhezi. Lexo më tej: Tonali do të vetë-denoncohet, Fagioli e akuzon: "Ma shkarkoi ai aplikacionin" Ndërkohë, Fabrizio Corona është gati të zbulojë emra të tjerë mbrëmjen e së martës në fund të Angli-Itali. I ftuar i Nunzia De Girolamo në programin "Avanti Popolo", Corona do të sjellë prova të reja për lojtarët e përmendur tashmë. E me shumë gjasa do të nxjerrë protagonistë të rinj (futbollistë, menaxherë, presidentë, klube) të kësaj faqeje të shëmtuar të futbollit italian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI