Flash

Izraeli godet një spital në Gaza, mbi 500 të vrarë

Lapsi.al 17 October 2023
Izraeli godet një spital në Gaza, mbi 500 të vrarë

Autoritetet palestineze në Gaza njoftuan para pak çastesh se ushtria izraelite ka goditur me një sulm ajror një spital duke vrarë të paktën 500 persona. Lajmin e dha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë në Gaza. Ndërsa, një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se shkaku i incidentit nuk dihet dhe ushtria po shqyrton detajet. Vetë BBC thotë se po punon për të verifikuar detajet e ngjarjes.

Fotot që po publikohen në rrjetet sociale nga spitali arab Al Ahli tregojnë skena kaosi, me viktima të gjakosura dhe të gjymtuara që nxirren me barela në errësirë. Trupa dhe automjete të shkatërruara shihen të shtrirë në rrënoja dhe jashtë në mes të rrugës.

Videot që ende nuk janë konfirmuar tregojnë një shpërthim të madh. Zyra për media e qeverisë së Hamasit në Gaza e ka quajtur “krim lufte” sulmin ndaj spitalit. Në një deklaratë thuhet se "spitali strehonte qindra të sëmurë dhe të plagosur dhe njerëz të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre" si rezultat i sulmeve të tjera. Deklarata thotë se "qindra viktima janë ende nën rrënoja". ©LAPSI.al

Lajmi po përditësohet....

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI