Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Parashikimi i motit: Rreshje shiu dhe ulje temperaturash

Lapsi.al 17 October 2023
Parashikimi i motit: Rreshje shiu dhe ulje temperaturash

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites do të vijojnë më vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por zonat veriore dhe verlindore do të kenë shira me intensitet të lartë. Gjatë natës pritet dobësim gradual i shirave në të gjithë vendin.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen si mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C. Era do te fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtesi deri në 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI