Flash

Veliaj si teknik ndriçimi, Begaj si mazhordom dhe humbja me përkthimin/ Incidentet me Procesin e Berlinit

Lapsi.al 17 October 2023
Veliaj si teknik ndriçimi, Begaj si mazhordom dhe humbja me

Nën udhëheqjen e Edi Ramës, socialistët njihen për aftësitë e tyre për zhvillimin e evenimenteve të mirëorganizuara, dhe samiti i Procesit të Berlinit nuk qe përjashtim. Megjithatë, vizitat e krerëve të shteteve europiane në Tiranë u shënjuan nga tre incidente të cilat morën jo pak vëmendje.

I pari ishte incidenti me përkthimin në konferencën që Rama mbajti me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Për rreth 15 minuta Scholz foli në gjuhën e tij, dhe me përjashtim të shqiptarëve gjermanisht folës, të tjerët vështirë se kanë kuptuar se çfarë tha ai në shkallët e Piramidës në Tiranë.

Kur mungesa me përkthimin u kthye në problem, kancelari gjerman u detyrua të fliste në gjuhën angleze. (shiko videon poshtë) 

Incidenti i dytë ndodhi në inaugurimin e Piramidës. Pasi Erion Veliaj mbajti fjalën në Piramidën që e kishte inagururar edhe një herë para zgjedhjeve 5 muaj më parë, ai u detyrua të ndezë dritën e celularit, për shkak të mungesës së ndriçimit. Kështu të ftuarit mund të lexonin fjalimet.

Kjo situatë qesharake zgjati për pothuajse 10 minuta. Veliaj mbante telefonin ndezur mbi fjalimet që lexuan drejtoresha ekzekutive e TUMO-s Meri Lu dhe kreu i Fondit dhe Fondacionit Amerikan, Michael Grannof.

Incidenti i tretë ndodhi në vizitën që Presidenti francez Emanuel Makron zhvilloi në Presidencën shqiptare. Aty e priti Bajram Begaj.

Ky i fundit, i shqetësuar për shiun që nuk pushonte, vendosi t’i mbajë çadrën homologut të tij francez. Si në hyrje, edhe në dalje të Makronit nga godina e presidencës, kreu i shtetit shqiptar u pa në rolin e një mazhordomi, në një akt të papërshtatshem për detyrën që i imponon pozicioni i tij. ©LAPSI.AL 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI