Flash

Vuçiç falenderon Macron për "pezullimin" e vizave për Kosovën

Lapsi.al 17 October 2023
Vuçiç falenderon Macron për "pezullimin" e vizave

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falenderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron që lëshoi një deklaratë të fortë nga Tirana, kur tha se për të, liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.

"Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada – tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Kinë, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Por sipas një hulumtimi të Lapsi.al, procesi i liberalizimit të lëvizjes për qytetarët kosovarë nuk është më një gjë që varet nga shtetet anëtare. Për më shumë, shkrimi më poshtë.

https://lapsi.al/2023/10/17/e-vertete-makronndalim-vizash-per-kosoven-rama-ngazellehet/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI