Flash

Dy të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Lapsi.al 18 October 2023
Dy të arrestuar në Korçë, zbardhen akuzat

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi njëri prej tyre përndiqte një vajzë të mitur dhe tjetri ushtroi dhunë ndaj të bijës dhe bashkëshortes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit Sh. E., 49 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur një 16-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëshortes, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Th., 41 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 21-vjeçar, në fshatin Gërmenj, Kolonjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të pa...

17:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI