Flash

FOTO/ Shqiponjë me numër 9 e ngjyrat kuqezi, Jasir Asani poston këpucët e reja: "7 jetë, 7 jetë shqiptar"

Lapsi.al 18 October 2023
FOTO/ Shqiponjë me numër 9 e ngjyrat kuqezi, Jasir Asani poston

E majta e tij është bërë e njohur në këtë fushatë eliminatore, edhe për vetë faktin se UEFA i ka bërë jehonë duke e përzgjedhur rregullisht ndër golat e javës. Jasir Asani është zbulimi i kombëtares së Sylvinho dhe është kthyer në beniamin e tifozëve kuqezi. I tij goli që hapi ndeshjen me Çekinë, ashtu si shënoi kundër Moldavisë dhe Polonisë. E përbashkëta: e majta spektakolare që nuk i lë asnjë shans portierëve.

Tre gola në 7 ndeshje me kombëtaren për sulmuesin e Gëangju FC në Korenë e Jugut, që po e udhëheqin Shqipërinë drejt Euro 2024. E Jasir Asani po përgatitet për turneun e Gjermanisë, ku kërkon të shkojë me një palë këpucë të personalizuara.

Lexo më tej: Rrëfimi i Jasir Asanit: Maqedoninë e refuzova, Silvinjo më ndryshoi jetën!

POSTIMI

Një foto të tyre, numri 9 i ka postuar në një histori në Instagram, bashkë me dedikimin domethënës: "Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t'i jetoja si shqiptar ❤️??❤️", shkruan Asani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI