Flash

Ndihmoi emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 61-vjeçari

Lapsi.al 18 October 2023
Ndihmoi emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Eshtë arrestuar nga policia e Durrësit shtetasi Bexhed Mema.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen në lagjen nr. 17, Durrës, si dhe vënien në pranga të shtetasit B. M., 61 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 61-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të mërkurën se sulmet e grupit militant të Hamasit në Izrael nuk justifikojnë “ndëshkimin kolektiv” të pa...

17:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI