Flash

Neymar del me barrelë, në lot nga dhimbja: Brazili humbet edhe ndeshjen në Uruguaj

Lapsi.al 18 October 2023
Neymar del me barrelë, në lot nga dhimbja: Brazili humbet edhe
Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për Neymar, që ka pësuar një dëmtim të ri. Në ndeshjen e Brazilit kundër Uruguajit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Al-Hilal u rrëzua keq pas një përplasjeje me De la Cruz dhe dëmtoi gjurin e majtë. Neymar u nxor me barelë, në lot nga dhimbja e dëshpërimi, me duart që i mbulonin fytyrën. Brazili përvec Neymar humbi edhe ndeshjen përballë të besuarve të Marcelo Bielsa, 2-0. 'El loco' tregoi edhe njëherë se di të drejtojë. Frazën sublime e ka artikuluar sulmuesi i Uruguay Darwin Nunez: "Kam mësuar më shumë në 5 seanca stërvitore me Bielsa sesa në të gjithë karrierën time". “Loco” në fakt është 68 vjeç, por ka të njëjtin entuziazëm si kur ngjitej në pemë për të parë nga lart stërvitjen e ekipit të tij. Lexo më tej: Festë e fshehtë para ndeshjes, përplasen keq Neymar e presidenti i CBF, Rodrigues: "Bir kur*e" Kohët e fundit ai ka marrë drejtimin e Uruguajit (kombëtarja e tretë e udhëhequr pas Argjentinës dhe Kilit) dhe ka lënë menjëherë shenjën e tij, duke mposhtur Brazilin 2-0 dhe duke e arritur në renditje, pas Argjentinës kryesuese. Kohë jo të mira për 5 herë kampionët e botës, ende pa një trajner përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI