Flash

Berisha nuk largohet nga foltorja: Beteja sapo ka filluar…

Lapsi.al 19 October 2023
Berisha nuk largohet nga foltorja: Beteja sapo ka filluar…

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse në errësirë, ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit.

Berisha ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit se kjo është dita e parë e betejës së opozitës.

“Si grup gangsterësh, fikën dritat dhe u larguan. Ata treguan se çfarë përfaqësojnë. Ju garantoj se në parlament do të zhvillohet një nga betejat. Kjo është dita e parë e betejës tonë, këtë betejë e kemi detyrë tonën. Kjo qeveri ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Unë jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donin të ishin brenda kësaj salle, por theksoj se sot gjer në rikthimin e votës së lirë, në parlament do luftojmë ne për ju.

Aty ku vdes parlamentarizmi ky institucion kthehet në vegël të verbër të kreut të krimit të organizuar shqiptar, Edi Ramës. Kjo betejë nuk është e lehtë, por është absolutist detyra jonë për t’u kryer. Do mbrojmë interesat kombëtare aty ku shkelen Kosova sot ka një qeveri demokratike, ka një kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon asnjë lloj akuze që rëndojnë ndaj Vuçiçit apo Ramës”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Kuvendi njofton mbylljen e seancës plenare

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca plenare e kësaj të enjteje. Pas kaosit të krijuar nga opozita, e cila nuk lejoi nisjen e seancës, Kuvendi njoftoi mbylljen e p...

10:42

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI