Flash

Macron tha se Kosova se mbajti fjalën/ Bislimi niset për vizitë zyrtare në Paris

Lapsi.al 19 October 2023
Macron tha se Kosova se mbajti fjalën/ Bislimi niset për vizitë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evopiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez”, thuhet në njoftim.

Vizita e Bislimit vjen pasi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën, duke shtuar se "fjala nuk po mbahet”.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave. Zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

Kryeministri britanik shkon sot në Izrael

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të mbërrijë në Izrael të enjten për takime me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Isaac Herzog, përpara se t...

08:39

Analiza e BBC: Frika më e madhe e SHBA-së?

Frika më e madhe strategjike për Uashingtonin, Izraelin dhe shumë vende perëndimoreh është se kriza aktuale do të kthehet në një luftë rajonale që do të shkojë ...

07:06

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI