Flash

"Ne shtylla e jashtë, ata shtylla e gol": Ahmataj kapet pas fatit të keq për derbin e humbur me Partizanin

Lapsi.al 19 October 2023
"Ne shtylla e jashtë, ata shtylla e gol": Ahmataj kapet pas fatit
“Momentet e përqendrimit, janë ato që të sjellin probleme. Fati nuk ishte me ne. Goditëm 3 herë traversën, topat tonë shkonin jashtë. Ndërsa Partizani goditi dy herë shtyllën dhe topat shkonin brenda". Julian Ahmataj është i pangushëllueshëm për humbjen e pësuar në derbin me Partizanin. Tekniku i Tiranës ka dalë i mundur në ndeshjen e tij të dytë në pankinë, pasi ka parë skuadrën e tij të ndalet nga trarët. Ahmataj pastaj është munduar të shpjegojë cfarë ndodhi në një ndeshje ku pjesa e dytë ishte spektakolare, me fitoren që mund të kishte anuar në të dy krahët: "Vështirësi patën të dy skuadrat, edhe ne u shfaqëm para portës, por duhet të ishim më të qartë për të shkuar në finalizim. Provuam gjithçka për të shkuar te barazimi, duke përdorur Dokën në treshën e mbrojtjes. Ishim shumë ofensiv, na mbeti zëvendësimi i Lulajt, për të rregulluar balancat. Ishim shumë të brishtë në atë moment. E njëjta na ndodhi edhe te goli i parë në goditja standarte, do fusnim Kainën dhe në atë moment e pësuam. Fati nuk ishte me ne". Lexo më tej: Video/ Çmenduri në derbi, dy gola në shtesë: Mensah i jep fitoren Partizanit, Tirana ndalet nga shtyllat Tekniku megjithatë ka parë një skuadër reaguese dhe kjo e bën optimist. Sigurisht renditja nuk është e vështirë, me vetëm 3 pikë larg vendit të parë: "Jam i kënaqur me ndërrimet, për luftën dhe karakterin që treguan, pashë një skuadër që luftoi”, përfundoi Ahmataj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI