Flash

Pamjet kaotike në parlament/ Komisionet hetimore që ka varrosur shumica

Lapsi.al 19 October 2023
Pamjet kaotike në parlament/ Komisionet hetimore që ka varrosur

Salla e kuvendit kaloi sot në kaos, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin e seancës dhe morën nën kontroll ambjentet në një protestë për shpërfilljen që i bën mazhoranca. Ndërsa socialistët prisnin në ulëset e tyre, deputetët e opozitës u panë të ulur në vendet e ministrave, pasi kishin përmbysur karrigen e kryeministrit Edi Rama.

Në këtë situatë Berisha mbajti një fjalim, ku e quajti parlamentin një institucion që drejtohet në mënyra amorale, antikushtetuese dhe antiligjore. Por cilat janë shkaqet që çuan në protestën e sotme?

Së pari është vendimi i mazhorancës për të zgjedhur Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar i Komisionit për reformën zgjedhore. Ky vendim që pritej të votohej sot në parlament, e përjashton opozitën nga vetoja për ligjin që do të rregullojë zgjedhjet e 2025.

Së dyti është eleminimi i komisioneve hetimore. Në këtë legjislaturë, i vetmi komision hetimor që është ngritur është ai për inceneratorët. Më pas, puna për komisionet hetimore janë paralizuar.

  1. Është mohuar komisioni për hetimin mbi aferën e Portit të Durrësit, që i dhuroi biznesmenit arab Mohamed Alabar qindra mijëra hektarë tokë në Durrës, pasi e përjashtoi nga taksat përmes një marrëveshjeje të dyshimtë.
  2. Është refuzuar komisioni për veprimtarinë e ish shefit të FBI-së në Nju Jork, Çarls MC Goniga në vendin tonë. Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara, McGonigal ka pranuar fajin, në Shqipëri nuk ka asnjë hetim mbi këtë cështje.
  3. Është refuzuar komisioni hetimor për çështjen “Beketi”, që i kushton shqiptarëve 110 milion euro, pas dëbimit të biznesmenit italian jashtë Shqipërisë dhe mbylljes së Agon Channel.
  4. Është refuzuar komisioni për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, që sipas dokumentave që publikuan hakerat iranianë kishte kryer 137 udhëtime me charter jashtë vendit nga shtatori i 2013 deri në tetor të vitit 2022, dhe që ende nuk dihet se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit.
  5. Është mohuar komisioni për investitorët strategjikë, që përfshiu në një skandal ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

Socialistët nxjerrin klecka ligjore kur pyeten për refuzimin e komisioneve hetimore, por më i sinqerti mes tyre ka qenë Edi Rama. Kur u pyet se përse ia mohoi opozitës hetimin parlamentar mbi skandalin “McGonigal”, Rama foli troç dhe tha se një komision i tillë “nuk kishte shans” të ngrihej, sepse parlamenti do të shndërrohej në një hapësire propagande ekstreme që do të përdorej nga opozita.

“Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans te kete komision hetimor” tha Rama.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Në të njëjtën logjikë, mazhoranca i qëndroi deri në fund protestës së opozitës.  27 deputetë të opozitës do të përjashtohen nga seancat parlamentare, ndërsa atyre që qëndronin në sallë iu fikën dritat./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI