Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Parlamenti Europian voton sot rezolutën për Kosovën, diskutohet ngjarja në veri

Lapsi.al 19 October 2023
Parlamenti Europian voton sot rezolutën për Kosovën, diskutohet

Parlamenti Evropian ka hartuar një projekt-rezolutë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, që pritet të prezantohet në seancën e sotme.

Projekt-Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon "sulmin terrorist" ndaj policisë së Kosovës nga "banda e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve" në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator e që rezultoi me vrasjen e rreshterit të policisë Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve tjerë.

“Të gjitha palët ftohen të qetësojnë situatën në veri të Kosovës dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve. Gjithashtu kërkohet që të vërtetohen të gjitha faktet për sulmin dhe një monitorim i kujdesshëm i hetimeve nga autoritetet kosovare. BE-së i kërkohet të mbështesë hetimin nga autoritetet e Kosovës, duke përfshirë mbështetjen nga EULEX-i. Autorët përgjegjës për këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë. Autoriteteve të Kosovës u kërkohet të zbulojnë të gjitha provat në lidhje me incidentin dhe që institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë EULEX-in, t'i vlerësojnë këto dëshmi. Pritet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me këtë hetim dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin dhe që aktualisht ndodhen në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë ekstradimin e tyre në Kosovë”, thuhet në Rezolutë.

Të këshilluara

Analiza e BBC: Frika më e madhe e SHBA-së?

Frika më e madhe strategjike për Uashingtonin, Izraelin dhe shumë vende perëndimoreh është se kriza aktuale do të kthehet në një luftë rajonale që do të shkojë ...

07:06

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI