Flash

Rama: Çfarë më tha Mitsotakis për Belerin

Lapsi.al 19 October 2023
Rama: Çfarë më tha Mitsotakis për Belerin

Kryeministri Edi Rama komentoi takimin me homologun grek Kiriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Dhe kryefjalë është çështja e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

“Folëm me Mitsotakis. Patëm një bisedë shumë të hapur. Patëm një takim bilateral. Shkëmbyem pikëpamjet. E informova që së shpejti do të inaugurohet busti i babait të tij. Çfarë përgjigje i dhashë për Belerin? I dhashë të njëjtën përgjigje që kam dhënë edhe në publik dhe nuk kisha përgjigje tjetër.

A më kërcënoi ai me bllokim të integrimit? Nuk flitet kështu në takime bilaterale. Në takime bilaterale flitet në mënyrë shumë më informale. Pse Beleri nuk po bën betimin? Ajo që më trishton mua në fakt është se kjo është e vërtetë. Mediat greke, kur vjen puna tek flamuri grek është patriotike. Media jonë kur është puna për të cenuar flamurin e bën me qejf të madh” – tha Rama në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI