Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Rusia arreston gazetaren amerikane, rrezikon 5 vite burg

Lapsi.al 19 October 2023
Rusia arreston gazetaren amerikane, rrezikon 5 vite burg

Gazetarja e Radio Evropa e Lirë, ruso-amerikanja Alsu Kurmasheva është arrestuar në Kazan të Rusisë pasi vizitoi familjen e saj.

Ajo u arrestua të mërkurën dhe u akuzua për dështimin e regjistrimit si agjente e huaj, gjë që mund të çojë deri në pesë vite burg. Kjo nuk është hera e parë që Kurmasheva arrestohet pasi më 2 qershor të këtij viti nra në prangat e Policisë.

Alsu Kurmasheva, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, punon për shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë. Tatarishtja dhe Bashkirja janë gjuhë të lidhura ngushtë që fliten nga popujt indigjenë në dy rajone qendrore ruse.

Sipas Radios Evropa e Lirë, zonja Kurmasheva, e cila jeton në Republikën Çeke, udhëtoi për në Kazan në fund të majit për një emergjencë familjare. Ajo u ndalua teksa priste fluturimin e kthimit dhe iu konfiskuan pasaportat ruse dhe amerikane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI