Flash

Transportonte heroinë, arrestohet gruaja shqiptare në Selanik

Lapsi.al 19 October 2023
Transportonte heroinë, arrestohet gruaja shqiptare në Selanik

Një 48-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke në Selanik duke transportuar heroinë. Ajo është ndaluar nga policia teksa udhëtonte si pasagjere në sediljen e pasme të taksisë që drejtohej nga një 28 vjeçar grek.

Gjatë kontrollit, shqiptares iu gjetën dhe sekuestruan 4 pako me 1 kg 980 gram heroinë. Policia arrestoi edhe drejtuesin e taksisë pasi tentoi t’i largohej policisë ndërkohë që në portën e automjetit iu gjet dhe sekuestrua një cigare me kanabis.

Policia greke sekuestroi edhe 3 celularë dhe 590 euro.

Të këshilluara

Tiranë, zjarr në një apartament

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Zjarri nisi në dhomën e gjumit të një apartamenti, që ndodhet në ...

14:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI