Flash

U ndërpre pas vrasjes së dy tifozëve, Belgjikë-Suedi nuk do të rikuperohet: "1-1 rezultati përfundimtar"

Lapsi.al 19 October 2023
U ndërpre pas vrasjes së dy tifozëve, Belgjikë-Suedi nuk do
Belgjikë-Suedi 1-1. Ky është rezultati përfundimtar i aprovuar nga UEFA në lidhje me ndeshjen e anuluar në pjesën e parë, për shkak të sulmit të përgjakshëm në Bruksel. Vrasja e dy tifozëve suedezë nga një terrorist ndodhi pak para fishkëllimës së fillimit të ndeshjes. Sipas asaj që raportohet në një njoftim për shtyp, ndeshja e vlefshme për Grupin F të kualifikueseve të Euro 2024 nuk do të rikuperohet. Belgjika dhe Suedia do të marrin nga një pikë dhe do të konfirmohen kartonët e verdhë nga pjesa e parë e lojës. Në deklaratën e lëshuar nga UEFA saktësohet se vendimi për të vërtetuar rezultatin është marrë për shkak se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet ndeshja ditën e nesërme në Belgjikë. Kjo situatë u krijuar duke pasur parasysh dëshirën e qartë të Belgjikës dhe Suedisë për të mos dalë në fushë pas sulmit terrorist. Për më tepër, një barazim nuk ndikon në asnjë mënyrë renditjen e grupeve. Belgjika në fakt tashmë është kualifikuar aritmetikisht për Euro 2024, ndërsa Suedia tashmë është jashtë garës. Lexo më tej: Vriten dy tifozë suedezë, anulohet ndeshja me Belgjikën: penalltia në shtesë i jep fitoren Holandës në Greqi “Së fundmi, kalendarët përkatës nuk lejojnë përdorimin e asnjë date në dritaren e ardhshme ndërkombëtare në nëntor, kur duhet të mbyllet faza e grupeve paraprake të garës, e ndjekur nga shorti i playoff-it dhe shorti për fazën finale të turneut“, përfundon komunikata e UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI