Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Kërcënimet për bomba, përfundojnë në pranga 18 persona në Francë

Lapsi.al 20 October 2023
Kërcënimet për bomba, përfundojnë në pranga 18

Të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një vale të kërcënimeve me bomba, të cilat kanë nxitur evakuime.

Pallati i Versajës, muzeu i Luvrit, si dhe disa shkolla, aeroporte dhe spitale, janë shënjestruar.

Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të miturit, kanë thënë autoritetet.

Kërcënimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në Francë, pasi një mësues është therur me thikë për vdekje nga një xhihadist i dyshuar javën e kaluar, në një shkollë në qytetin Arras.

Kërcënimet me bomba kanë rezultuar me evakuim të Pallatit të Versajës katër herë gjatë javës, derisa Muzeu i Luvrit në Paris është detyruar t’i evakuojë mijëra vizitorë të shtunën.

Një numër i aeroporteve rajonale janë evakuuar të mërkurën, përfshirë Lille, Nantes, Nice dhe Tuluz, të enjten.

Franca e ka rritur alarmin kundër terrorizmit në nivelin më të lartë, javën e kaluar, pas vrasjes së mësuesit 57-vjeçar.

I dyshuari, ish-nxënës, është shtetas rus me origjinë çeçene.

Kërcënimet për bomba janë bërë me telefona, përmes emaileve, përmes një faqeje online për t’i kontaktuar direkt zyrtarët policorë, apo duke i kontaktuar ata në rrjetet sociale.

Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka paralajmëruar ata që i ka quajtur “shakaxhinj të vegjël” se dhe do të “identifikohen dhe ndëshkohen”.

Të gjithë ata që bëjnë thirrje për kërcënime të rreme me bomba, mund të përballen me tri vjet burgim dhe gjobë prej 45.000 eurove./ REL

Të këshilluara

SHBA: 32 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Tridhjetë e dy shtetas amerikanë kanë vdekur në Izrael dhe 11 mbeten të pagjetur, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matt Miller. Numri...

14:39

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI