Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Arresti i Malltezit dhe caktimi i masës "detyrim paraqitje”, reagon Berisha

Lapsi.al 21 October 2023
Arresti i Malltezit dhe caktimi i masës "detyrim paraqitje”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë nga selia e PD-së ku ka folur për arrestimin e dhëndrit të tij dhe masën e sigurisë së caktuar ndaj tij.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Rama, duke i përmendur disa afera.

"Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike, ai i tronditur gjer ne palcë nga krimet e tij nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi që e shpëton. Afera McGonigal, afera e djegësve, e e Butrintit...Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Me tenderat që ka fituar fangu apo burri i motrën së Linda Ramës. Ai nuk është më deputet i Kuvendit. Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe bëri. Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të akuzuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratim të parlamentit.", ka thënë Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI